KF Rahoveci drejt rikthimit të madh – priten super transfere!

KF Rahoveci drejt rikthimit të madh – priten super transfere!

KF Rahoveci drejt rikthimit të madh – priten super transfere!

Sipas informacioneve të sigurta nga burime të afërta me klubin, KF Rahoveci është në përmbyllje të disa super transfereve, të cilat do të zyrtarizohen shumë shpejt. Emrat e futbollistëve janë ende të pa publikuar, por siç mësohet, bëhet fjalë për lojtarë me përvojë dhe cilësi, që do të jenë përforcim i drejtpërdrejtë për synimet ambicioze të klubit.

Zyrtarët e klubit janë duke punuar me intensitet të lartë për të krijuar një ekip kompetitiv që do të luftojë seriozisht për kthimin në Ligën e Parë të Kosovës, aty ku KF Rahoveci synon të rikthehet si një emër i fortë dhe i respektuar në futbollin vendor.

Në ditët në vijim pritet të ketë njoftime zyrtare për emrat e lojtarëve që do t’i bashkohen skuadrës dhe nuk përjashtohet mundësia e një prezantimi të veçantë për tifozët dhe opinionin sportiv.

KF Rahoveci po e ndërton me kujdes dhe vizion ekipin për sezonin e ri, me synimin e qartë që stadiumi të jetë sërish arenë e sukseseve dhe krenarisë së qytetit.

Share This