
Rahovecit i shtohet edhe një Doktor Shkence
Rahovecit i shtohet edhe një Doktor Shkence
Rahovecit iu shtua edhe një emër i ri në mesin e kuadrove të larta akademike. Më 25 qershor 2025, Muharrem Shtavica nga Rahoveci ka përfunduar me sukses studimet doktorale në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke fituar titullin Doktor Shkence në Universitetin e njohur Akdeniz në Antalya të Turqisë.
Muharremi, një i ri i përkushtuar në rrugën akademike, ka përfunduar gjithashtu me sukses edhe studimet Bachelor dhe Master në disa prej universiteteve më të njohura të Turqisë, duke dëshmuar përkushtim dhe nivel të lartë profesional në fushën e tij.
Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme personale për z. Shtavica, por njëkohësisht është edhe një vlerë e shtuar për komunën e Rahovecit, e cila vazhdon të rrisë numrin e profesionistëve të kualifikuar në fusha të ndryshme.
Suksese Muharrem