
Çfarë po pralajmëron klubi i basketbollit?
Grapeland Basketball paralajmëron prezantimin e blerjeve të reja për Superligë!
Pas inkuadrimit të merituar në elitën e basketbollit kosovar, Klubi i Basketbollit Grapeland Basketball po tregon ambicie të qarta për sukses në sezonin e ardhshëm. Me punë intensive prapa skenës, klubi ka paralajmëruar zyrtarisht se shumë shpejt do të prezantojë përforcimet e mëdha për Superligë!
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Grapeland ka ndezur pritshmëritë tek tifozët e flaktë vreshtarët, duke publikuar një fotografi me mbishkrimin:
TEST 1, 2.
Synimi është i qartë – një ekip konkurrues, me lojtarë cilësorë dhe me qëllim të ruajtjes së statusit në Superligë, por edhe për të qenë faktor serioz në garë.
Rahoveci, një qytet me traditë të jashtëzakonshme në basketboll, është gati të rikthejë atmosferën elektrizuese të Grapeland-it dhe të mbështesë skuadrën drejt fitoreve të mëdha.
Mbetet të shohim se cilët do të jenë emrat që do të veshin fanellën e bardhë e kaltër këtë sezon.
Prezantimet zyrtare – shumë shpejt!