
Sukses i madh për SHFMU “Bekim Sylka” – Dy ekipet në finalen e madhe të garës së robotikës në Kosovë!
Dy ekipet përfaqësuese të SHFMU “Bekim Sylka” nga Rahoveci kanë shkëlqyer në garën e madhe të robotikës që u mbajt në nivel republikan.
Pas një pune të palodhshme, të përkushtuar dhe kreative disa mujore, të dyja ekipet janë renditur në mesin e 100 ekipeve më të mira nga gjithsej 372 ekipe pjesëmarrëse nga e gjithë Kosova. Ky rezultat i jashtëzakonshëm i siguroi atyre kualifikimin në finalen e madhe të garës së robotikës, duke treguar aftësi të larta teknologjike, mendim kritik dhe zgjidhje inovative.
Kjo arritje është dëshmi e qartë e përkushtimit të nxënësve tanë të talentuar dhe punës profesionale të mentorëve të shkollës, të cilët pa u lodhur kanë mbështetur dhe udhëhequr ekipet drejt këtij suksesi të merituar.
SHFMU “Bekim Sylka” Rahovec vazhdon të jetë një model i shkëlqyeshëm i edukimit cilësor dhe përgatitjes së brezave të rinj për sfidat e së ardhmes në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Urime të përzemërta nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë stafit për këtë sukses të madh!