Me Bujar Locin drejt sfidave të reja në Superligë!

Me Bujar Locin drejt sfidave të reja në Superligë!

Rahovec,— Klubi i Basketbollit Grapeland Basketball ka zyrtarizuar nënshkrimin e parë dhe më të rëndësishëm për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Bordi i klubit ka vendosur që bashkëpunimi me Bujar Locin, njeriun e historisë dhe trofeve, të vazhdojë edhe për këtë edicion. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për tifozët, sponsorët dhe gjithë qytetin e Rahovecit.

“Me Bukin vazhdojmë rrugëtimin drejt synimeve të mëdha. Ai është njeriu që i dha identitet suksesit të Grapeland dhe bashkë do të shkruajmë kapituj të rinj në Superligë,” thuhet në njoftimin e klubit.

Klubi gjithashtu njofton se tashmë është përfunduar edhe përbërja e plotë e ekipit. Me një energji të re, me mbështetjen e jashtëzakonshme të publikut rahovecian, synimi është i qartë – sukses dhe dinjitet në elitën e basketbollit kosovar.

Në ditët në vijim, klubi paralajmëron prezantimin e 12 luftëtarëve, që do të mbrojnë ngjyrat e qytetit në Superligë.

💙 #Superliga #WeAreGrapeland #RahoCulture

Share This