
DIVA e skenës shqiptare, Aurela Gaçe, vjen në Hardh Fest 2025!
Një nga emrat më të dashur dhe më të fuqishëm të muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, do të performojë këtë vit në festivalin më të madh të rrushit dhe verës në Kosovë — Hardh Fest 2025.
Në një skenë ku vera takohet me muzikën dhe dashuria me festën, Aurela sjell energjinë, zërin dhe karizmën e saj unike. Me një karrierë mbi tri dekada, fituese e shumë çmimeve prestigjioze si Festivali i Këngës, Kënga Magjike, dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, Aurela do të dhurojë një super performancë me hitet më të mëdha si:
“Origjinale”
“Hape Veten”
“Feel the Passion”
Dhe shumë të tjera që kanë shoqëruar breza të tërë.
5, 6, 7 Shtator 2025
Rahovec – aty ku mblidhen miqtë, rrushi, vera dhe muzika më e mirë.
Pa bileta, pa kufij – vetëm dashni, qejf dhe muzikë!
Hardh Fest 2025 — Për Kokërr t’Qefit!