KRU “Gjakova” njofton për reduktime të ujit në Rahovec

KRU “Gjakova” njofton për reduktime të ujit në Rahovec

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se qytetarët e Rahovecit do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja kryesore është niveli i ulët i ujit në rezervuarët furnizues, si pasojë e mungesës së reshjeve dhe konsumit të lartë gjatë këtyre ditëve të nxehta.

➡️ Reduktimet do të aplikohen çdo natë, nga ora 22:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit.

KRU “Gjakova” apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të kursejnë ujin, në mënyrë që të shmangin përkeqësimin e situatës në ditët në vijim.

“Lusim të gjithë konsumatorët që të kenë mirëkuptim dhe të shfrytëzojnë ujin me kujdes, pasi situata e nivelit të ujit në rezervuarë mbetet e brishtë,” thuhet në njoftim.

Për çdo ndryshim apo informim shtesë, qytetarët do të njoftohen me kohë nga KRU “Gjakova”.

TAGS
Share This