Rahoveci pret Turneun e parë të futbollit për nder të Mërgimtarëve – një festë sportive në frymën e bashkimit!

Rahoveci pret Turneun e parë të futbollit për nder të Mërgimtarëve – një festë sportive në frymën e bashkimit!

Rahoveci po bëhet gati të mirëpresë një ngjarje të veçantë sportive – Turneun e futbollit të vogël për nder të mërgimtarëve tanë, të cilët çdo herë mbajnë vendlindjen në zemër dhe nuk harrojnë të rikthehen e të sjellin jetë në qytetin tonë.

Ky është turneu i parë i këtij lloji në Rahovec, me synimin që të kthehet në një traditë të përvitshme. Do të rikthejë emocionet e garës dhe frymën e bashkimit mes shoqërive, duke bashkuar sportin, qytetin dhe atdhedashurinë në një ngjarje unike.

Organizatorët bëjnë thirrje për të gjithë qytetarët, sportdashësit dhe veçanërisht mërgimtarët që të jenë pjesë e kësaj feste sportive dhe të krijojnë bashkë kujtime të paharruara në vendin tonë.

Po ashtu, hapet mundësia për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë sponsorë të turneut, duke kontribuar në organizimin e tij dhe duke e bërë këtë event sa më të suksesshëm. Të gjitha mjetet e mbledhura nga sponsorët do të dedikohen për mirëorganizimin dhe mbarëvajtjen e turneut.

Mirë se vini të gjithë, me dashuri për futbollin dhe Rahovecin!

📌 Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes ose sponsorizimeve, ju lutemi kontaktoni organizatorët.

Rahovec Express – gjithmonë pranë ngjarjeve të qytetit!

 

 

TAGS
Share This