Apel për kujdes: Mos digjni humulloret, rrezikoni jetën dhe pronën!

Apel për kujdes: Mos digjni humulloret, rrezikoni jetën dhe pronën!

Komuna e Rahovecit ka bërë sot një apel të fuqishëm për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe të thata, ku rreziku i zjarreve është jashtëzakonisht i lartë.

Sipas njoftimit, sot një zjarr përfshiu një sipërfaqe pas korrjes, por falë reagimit të shpejtë të Njësisë së Zjarrfikësve, zjarri u lokalizua me sukses.

👉 Qytetarët këshillohen që të: ✅ Mos i djegin humulloret pas korrjes – ky veprim është i ndaluar dhe i rrezikshëm!

✅ Të njoftojnë menjëherë zjarrfikësit në rast të shpërthimit të ndonjë zjarri.

✅ Të shmangin burimet e zjarrit në fusha, kopshte dhe zona pyjore.

📞 Numri emergjent i zjarrfikësve: 193

“Çdo minutë ka rëndësi për të shpëtuar jetën, pronën dhe natyrën!” – theksohet në njoftim.

TAGS
Share This