Kenan Haxhihamza firmos me Drenicën, vazhdon në Superligë!

Kenan Haxhihamza firmos me Drenicën, vazhdon në Superligë!

Kenan Haxhihamza, vetëm dy ditë pas largimit nga Gjilani, firmos me skuadrën e re në Superligë!

Portieri rahovecian, Kenan Haxhihamza, nuk ka mbetur gjatë pa skuadër. Vetëm dy ditë pas largimit nga Gjilani, ai ka arritur marrëveshje me një tjetër klub të Superligës së Kosovës.

Siç mëson Gazeta RahovecExpress, 25-vjeçari ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te skuadra e Drenicës, pavarësisht interesimit të madh nga disa klube të tjera.

Haxhihamza tashmë është bashkuar me skuadrën nga Skenderaj dhe ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri, duke shprehur vendosmërinë për të qenë një prej pikave të forta të “kuqezinjve”.

Rahoveciani mbetet kështu pjesë e elitës së futbollit kosovar dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në objektivat e Drenicës për sezonin 2025/26.

TAGS
Share This