
Një natë magjike LIVE në vneshtat e Rahovecit – PRE Hardh Fest në Anës Vneshtit!
Magjia e Hardh Fest këtë vit nis më herët dhe në mënyrën më të bukur – aty ku gjithçka merr frymë: në vneshtat e Rahovecit!
Anës Vneshtit do të shndërrohet në një skenë nën yje, këtë të shtunë më 12 korrik 2025, duke filluar nga ora 20:00.
Një natë e paharruar me BB Poqi – Unplugged LIVE, në një ambient të mrekullueshëm mes hardhive dhe aromës së verës.
Vera, muzika, shoqëria dhe natyra do të ndërthuren për t’ju dhuruar një përjetim të vërtetë të frymës së Hardh Fest.
🔥 Hyrja është falas – ejani ta përjetoni magjinë para se të ndizet skena kryesore e festivalit!
Mos e humbni këtë hyrje të mrekullueshme drejt Hardh Fest-it – aty ku Rahoveci jeton dhe frymon verë, kulturë dhe dashuri! ❤️🍷
TAGS Lajme