
Burim Krasniqi, kandidat i LDK-së për Kryetar të Komunës së Rahovecit
Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka miratuar zyrtarisht kandidaturën e Burim Krasniqit për Kryetar të Komunës së Rahovecit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Përmes një njoftimi publik, Krasniqi u shpreh thellësisht mirënjohës për besimin dhe përkrahjen që i është dhënë nga strukturat e partisë dhe qytetarët, duke premtuar se do të angazhohet me përkushtim, vizion dhe punë të ndershme për një Rahovec më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të afërt me qytetarin.
“Me përkushtim, vizion dhe punë të ndershme, do të angazhohem për një Rahovec më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të afërt me qytetarin,” ka deklaruar ai.
Burim Krasniqi deri më tani ka qenë një nga figurat e angazhuara në degën lokale të LDK-së, duke fituar përkrahjen e strukturave të partisë për të kandiduar për postin e parë të komunës.
RahovecExpress do të vazhdojë të sjellë për lexuesit të gjitha zhvillimet rreth garës zgjedhore në komunën tonë.