
KF Rahoveci përforcohet me portierin e talentuar Rinor Azemi nga KF Prishtina e Re.
Klubi i Futbollit Rahoveci ka realizuar një tjetër lëvizje të rëndësishme gjatë këtij afati kalimtar, duke siguruar shërbimet e portierit premtues Rinor Azemi, i cili vjen nga skuadra ambicioze KF Prishtina e Re.
Azemi është një emër që ka spikatur me paraqitjet e tij të qëndrueshme, refleksin e shpejtë dhe sigurinë që i jep skuadrës në vijën e fundit të mbrojtjes. Vitet e fundit ai ka tërhequr interesimin e disa klubeve të ligës, por ka vendosur që karrierën ta vazhdojë me KF Rahovecin, duke besuar në projektin e ri dhe ambicioz të klubit.
Nga sot, portieri i ri do të jetë pjesë e familjes kaltër e bardhë të Rahovecit, duke shtuar forcë dhe konkurrencë në portë.
Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Rahovecit!
Mirë se vjen, Rinor Azemi! 💙🤍