
Zyrtare: Eliot Peci transferohet te GrapeLand Basketball, përforcim i ri në pozitën 1
Eliot Peci zyrtarizohet si përforcimi më i ri i GrapeLand Basketball.
GrapeLand Basketball ka bërë edhe një goditje të rëndësishme në tregun e transferimeve, duke zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin Eliot Peci.
Peci, i cili luan në pozicionin 1, së fundmi ka qenë pjesë e dy klubeve elitare të basketbollit kosovar: Sigal Prishtina dhe New Basket Prizreni. Me eksperiencën dhe shkathtësitë e tij në organizimin e lojës, ai pritet të japë një kontribut të madh në përforcimin e skuadrës sonë në sezonin e ri.
Nga sot, ai do të mbajë fanellën kaltër e bardhë të GrapeLand Basketball. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë sukses në aventurën e tij të re.
Mirë se vjen, Eliot! 🔵⚪️🫡
TAGS Lajme