
Të enjten promovohet në Rahovec libri “Proza popullore legjendare shqiptare” i Prof. Dr. Sabahajdin Cena
Promovohet libri i Prof. Dr. Sabahajdin Cena: “Proza popullore legjendare shqiptare”
Dashamirët e librit dhe letërsisë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në promovimin e veprës më të re të Prof. Dr. Sabahajdin Cena, të titulluar “Proza popullore legjendare shqiptare”.
Ngjarja kulturore do të mbahet të enjten, më 17 korrik 2025, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, duke filluar nga ora 13:30.
Ky libër sjell një pasuri të rrallë të trashëgimisë popullore shqiptare përmes legjendave dhe prozës së lashtë që ka ruajtur identitetin dhe shpirtin tonë ndër breza.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të bëhen pjesë e këtij promovimi dhe të ndajnë bashkë një moment të veçantë kulturor.
TAGS Lajme