KH Rahoveci pret kundërshtarin evropian: Dudelange nga Luksemburgu ose Butel nga Maqedonia

KH Rahoveci pret kundërshtarin evropian: Dudelange nga Luksemburgu ose Butel nga Maqedonia

Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, do të nisë rrugëtimin evropian këtë tetor, në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup).

“Vreshtarët” ende nuk e kanë të qartë kundërshtarin me të cilin do të përballen, pasi duhet të pritet përfundimi i ndeshjeve të raundit të parë.

Rahoveci do të luajë ndaj fituesit të përballjes mes Dudelange nga Luksemburgu dhe Butel nga Maqedonia e Veriut.

Ndeshjet e raundit të dytë do të zhvillohen më 11/12 tetor dhe 18/19 tetor, me ekipin kosovar që synon të përfaqësojë denjësisht vendin dhe të shënojë suksese të reja në arenën ndërkombëtare.

RahovecExpress do të përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet rreth kundërshtarit dhe përgatitjeve të skuadrës.

 

 

TAGS
Share This