
Nesër nis asfaltimi i segmentit prej 1200 metrash në rrugën me katër korsi drejt Fortesës
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se nesër, më 23 korrik, nga ora 03:00 e mëngjesit, do të nisë asfaltimi i rrugës me katër korsi, në segmentin prej 1200 metrash nga pika “Termosistem Osa” në drejtim të fshatit Fortesë.
Ky segment është pjesë e projektit të madh të ndërtimit të rrugës me katër korsi, që po realizohet me standarde moderne dhe që pritet ta shndërrojë Rahovecin në një qendër të rëndësishme të zhvillimit dhe lidhjes infrastrukturore, si në nivel lokal ashtu edhe rajonal.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga shoferët gjatë punimeve.
TAGS Lajme