Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

Me rikthimin e mërgimtarëve për pushimet verore, pikat kufitare të Kosovës po përballen me fluks të shtuar të hyrjeve. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë po shënohen pritje nga 50 deri në 60 minuta, ndërsa në pikën kufitare të Muçibabës pritjet arrijnë deri në 30 minuta.

Ndërkohë, në të gjitha pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë dhe pa vonesa të mëdha.

Ky fluks i lartë është pasojë e ardhjes së mërgimtarëve nga mbarë Europa, të cilët tradicionalisht vizitojnë familjet e tyre gjatë muajve të verës, veçanërisht në korrik dhe gusht.

Autoritetet kufitare kanë kërkuar durim dhe mirëkuptim nga qytetarët, ndërkohë që janë në terren për të menaxhuar sa më mirë situatën dhe për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

TAGS
Share This