AAK dhe Smajl Latifi po mashtrojnë qytetarët: Investimet e qeverisë qendrore i paraqesin si të komunës

AAK dhe Smajl Latifi po mashtrojnë qytetarët: Investimet e qeverisë qendrore i paraqesin si të komunës

Në Rahovec po ndodh një manipulim i hapur politik. Projekti i madh infrastrukturor prej 22 kilometrash rrugë, i financuar nga Qeveria e Kosovës në nivel qendror, po paraqitet nga zyrtarët e AAK-së si investim i komunës, vetëm e vetëm për të krijuar iluzion tek qytetarët dhe për të përfituar politikisht.

Drejtori i Shërbimeve Publike, njëkohësisht shef i shtabit të AAK-së, Përparim Krasniqi, ka dalë publikisht duke e prezantuar projektin si arritje të komunës, duke manipuluar opinionin me të pavërteta. Ky veprim është një mashtrim i pastër elektoral, i dirigjuar nga Smajl Latifi, i cili prej kohësh shihet i konsumuar, por që po kapet pas çdo investimi qendror për ta shitur si “sukses personal”.

Në vend që të tregojnë transparencë dhe t’i njohin meritat e qeverisë qendrore për këtë projekt, zyrtarët e AAK-së po përdorin propagandë të ulët, duke tentuar të mashtrojnë qytetarët e Rahovecit. Një pushtet që nuk sjell investime vetë, por përvetëson punën e të tjerëve, është dëshmi e qartë e paaftësisë dhe e mbarimit të ideve.

Rahovecasit meritojnë qeverisje me vizion, jo mashtrime dhe lojëra politike mbi kurrizin e qytetarëve. Të gjithë e dinë se ky projekt është i financuar nga buxheti i Kosovës, jo nga komuna. Përpjekja e AAK-së për ta shitur ndryshe është fyerje për inteligjencën e qytetarëve.

TAGS
Share This