Asfalt mbi tokë, por ujë nën tokë – Parkingu i Rahovecit pa zgjidhje funksionale!

Asfalt mbi tokë, por ujë nën tokë – Parkingu i Rahovecit pa zgjidhje funksionale!

Parkingu mbi tokësor në qendër të Rahovecit tashmë është asfaltuar dhe duket estetikisht i rregulluar. Por, problemi i madh vazhdon të qëndrojë aty – parkimi nëntokësor mbushet me ujë sa herë që ka reshje më të mëdha.

Ky nuk është problem i ri. Qytetarët e dinë këtë, e po ashtu edhe zyrtarët komunal. Por ajo që është më shqetësuese është se zyrtarët tashmë duken të dorëzuar përballë këtij problemi.

Si ka mundësi që në vitin 2025, në një qytet me pretendime për zhvillim dhe modernizim, të ndërtohet një parking nëntokësor pa sistem funksional të drenazhimit? Ky është jo vetëm një dështim teknik, por mbi të gjitha një dështim i planifikimit dhe përgjegjësisë institucionale.

Qytetarët me të drejtë pyesin:
A është ky projekt vetëm për fasadë? Kush mban përgjegjësi për këtë investim që po dëmton vlerën publike?

Nuk mjafton të asfaltohet mbi tokë, kur nën tokë problemi po mbytet në ujë!

Institucionet komunale duhet urgjentisht të japin përgjigje konkrete dhe zgjidhje për këtë situatë, e jo të struken pas justifikimeve.

Rahovecasit meritojnë zgjidhje, jo dorëzim!

TAGS
Share This