Drejtesia fiton: Mësimdhënësja Xhevahire Hajda triumfon ndaj padrejtësive të drejtorit Avni Morina!

Drejtesia fiton: Mësimdhënësja Xhevahire Hajda triumfon ndaj padrejtësive të drejtorit Avni Morina!

Një tjetër fitore e drejtësisë dhe dinjitetit të mësimdhënësve në komunën e Rahovecit!

Mësimdhënësja Xhevahire Hajda është një prej zërave të guximshëm që ngriti padi ndaj padrejtësive dhe vendimeve të paligjshme të Drejtorit të Arsimit në Rahovec, Avni Morina. Pas ankesave të saj dhe të shumë kolegëve të tjerë, Inspektorati i Arsimit në Gjakovë konfirmoi se vendimi i shkarkimit të saj ishte i paligjshëm dhe i motivuar politikisht.

Ky vendim i është dërguar edhe kryetarit të Komunës, Smajl Latifi.
Por pavarësisht këtij vendimi, drejtori i Arsimit, Avni Morina, kishte tentuar ta kundërshtonte atë përmes ankesës në Gjykatën e Apelit. Edhe këtu drejtësia foli qartë: Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e Avni Morinës dhe ka lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, duke e cilësuar plotësisht të drejtë vendimin e Inspektoratit në favor të mësimdhënëses Xhevahire Hajda.

Ky rast është një dëshmi e qartë që padrejtësitë dhe keqpërdorimet në sistemin arsimor nuk kalojnë pa u ndëshkuar. Është një mesazh i fuqishëm për të gjithë se dinjiteti dhe puna e mësimdhënësve duhet të respektohet dhe mbrohet.

Respekt për guximin dhe qëndrueshmërinë e mësimdhënëses Xhevahire Hajda!

Zëri i drejtësisë triumfon mbi shkeljet dhe padrejtësitë!

TAGS
Share This