
FC Rahoveci në rrugëtim të vendosur drejt Superligës së Futsallit
Klubi i Futsallit FC Rahoveci po ndërton themelet e një skuadre ambicioze me synimin e qartë për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës në futsall. Me përkushtim dhe profesionalizëm, drejtuesit e klubit po punojnë në finalizimin e marrëveshjeve me 14 futsallistë që do të përfaqësojnë me krenari qytetin dhe ngjyrat e klubit.
“Qëllimi ynë është i vetëm dhe i qartë: Superliga dhe, më tej, kurorëzimi si kampionë. Po ndërtojmë një ekip konkurrues, të disiplinuar dhe me karakter fitues,” thuhet nga klubi.
FC Rahoveci po e sheh këtë si një projekt afatgjatë, ku çdo vendim merret me maturi dhe vizion. Në këtë rrugëtim, mbështetja e qytetarëve dhe dashamirëve të sportit do të jetë thelbësore për suksesin e ardhshëm të klubit.
TAGS Lajme