GrapeLand Basketball zyrtarizon Philbert Weekes, përforcim i ri në qendër

GrapeLand Basketball zyrtarizon Philbert Weekes, përforcim i ri në qendër

Zyrtare: Philbert Weekes bashkohet me Rahovecin, përforcim i ri në pozitën 5

Klubi i basketbollit Grapeland Basketball ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm, duke arritur marrëveshje me qendrën amerikane Philbert Weekes.

Weekes, i gjatë 208 cm, luan në pozitën 5 dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit Besëlidhja Lezhë në Shqipëri. Ai ka një përvojë të mirë edhe në Ligën Unike, ku ka treguar paraqitje mbresëlënëse dhe vlerësohet për forcën fizike dhe prezencën e tij në zonë.

Me këtë transferim, Grapeland Basketball vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të fuqishme për sezonin e ri.

Mirë se vjen Weekes, dhe shumë suksese me fanellën kaltër e bardhë! 🔵⚪️

 

 

TAGS
Share This