Hadis Durguti pjesë e Kosovës U20 në Evropianin e Armenisë!

Hadis Durguti pjesë e Kosovës U20 në Evropianin e Armenisë!

Hadis Durguti ftohet në Kosovën U20 për Kampionatin Evropian në Armeni

Basketbollisti i ri nga Rahoveci, Hadis Durguti, është pjesë e listës zyrtare të Kosovës U20 që do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që zhvillohet në Yerevan të Armenisë nga data 11 deri më 20 korrik.

Pas përgatitjeve intensive, trajneri Andin Rashica dhe stafi i tij teknik kanë përzgjedhur 12 basketbollistët që do të përfaqësojnë Kosovën në një nga garat më të rëndësishme evropiane për të rinjtë. Kosovën U20 e pret një grup sfidues në Grupin D, ku përballë do të ketë kombëtaret e Turqisë, Suedisë, Hungarisë dhe Shqipërisë.

Ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA në YouTube, duke e bërë të mundur që gjithë adhuruesit e basketbollit të ndjekin Dardanët e rinj në aksion.

 

Lista e plotë e Kosovës U20M:

 

Rron Radoniqi

 

Dren Kastrati

 

Jon Ismajli

 

Arlind Konjuhi

 

Orges Shatri

 

Diar Canhasi

 

Hadis Durguti

 

Eris Zeneli

 

Norik Binqe

 

Erolt Rrahmani

 

Mal Syla

 

Rron Dahsyla

 

 

Shtabi teknik:

Kryetrajner: Andin Rashica

Ndihmëstrajnerë: Endrit Elshani dhe Egzon Uka

Urime dhe suksese Hadisit dhe gjithë Kosovës U20 në këtë sfidë të madhe ndërkombëtare!

 

TAGS
Share This