KF Rahoveci prezanton tre përforcime të reja: Binakaj, Morina dhe Bytyqi i bashkohen skuadrës.

KF Rahoveci prezanton tre përforcime të reja: Binakaj, Morina dhe Bytyqi i bashkohen skuadrës.

KF Rahoveci ka zyrtarizuar sot tre përforcime të reja për sezonin e ri, duke e bërë skuadrën edhe më konkurruese.

Mesfushori Endrit Binakaj dhe sulmuesi Bledar Morina, të dy të ardhur nga FC Dardania, si dhe mbrojtësi i krahut Endrit Bytyqi nga FC Fushë Kosova, do të veshin fanellën bardhekaltër këtë edicion.

Binakaj pritet të sjellë kreativitet në mesfushë, Morina forcë në fazën ofensive, ndërsa Bytyqi stabilitet në krahun e mbrojtjes. Klubi u ka uruar mirëseardhje të gjithëve, duke u shprehur optimist për kontributin që ata do të japin në sukseset e ardhshme të ekipit.

 

TAGS
Share This