
PDK Rahovec zyrtarizon Edon Canën si kandidat për kryetar komune.
Dega e PDK-së në Rahovec ka zyrtarizuar sot, më 24 korrik 2025, kandidaturën e Edon Canës për kryetar të Komunës. Vendimi u mor unanimisht në mbledhjen e Kryesisë së Degës, duke e vlerësuar Canën si një ndër zërat më të fuqishëm të gjeneratës së re.
Në njoftim theksohet se ky është një hap drejt një udhëheqjeje me vizion të ri dhe vendimmarrje të guximshme, me fokus të veçantë tek rinia dhe familjet punëtore.
Në ditët në vijim, PDK pritet të prezantojë edhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, me përfaqësues nga të gjitha lagjet dhe fshatrat e Rahovecit.
TAGS Lajme