Policia arreston të dyshuarin për të shtëna me armë në Hoqë të Vogël, sekuestron AK-47 dhe municion

Policia arreston të dyshuarin për të shtëna me armë në Hoqë të Vogël, sekuestron AK-47 dhe municion

Rahovec, 14 korrik 2025

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin për një rast të të shtënave me armë zjarri në fshatin Hoqë e Vogël të Rahovecit.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima, një mashkull i moshës madhore, kishte raportuar se ishte frikësuar dhe kanosur nga të shtënat në fshat. Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, po ashtu mashkull i moshës madhore.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar:

  • Një armë zjarri e llojit AK-47,
  • Një karikator,
  • Dhjetë (10) fishekë,
  • Një gëzhojë.

Rasti është iniciuar për veprat penale:

  • Kanosje,
  • Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,
  • Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

RahovecExpress do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet lidhur me këtë rast.

TAGS
Share This