Punimet rrugore në Rahovec zhvendosen gjatë natës për shkak të temperaturave të larta

Punimet rrugore në Rahovec zhvendosen gjatë natës për shkak të temperaturave të larta

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës dhe për të lehtësuar qarkullimin e lirë, punimet në disa rrugë të qytetit do të realizohen gjatë orëve të natës.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, punimet do të zhvillohen sot, më 5 korrik, duke filluar nga ora 18:00 dhe deri në orët e hershme të mëngjesit, rreth 05:00.

🔧 Rrugët ku do të kryhen punimet:

🛣 Rruga “Avdullah Bugari”

🛣 Rruga “Asllan Kleçka”

Punimet përfshijnë:

Grryerjen e asfaltit ekzistues.

Riasfaltimin e sipërfaqes.

Sinjalizimin rrugor.

Ky është hapi i parë drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore në qytet dhe synon që të mos krijohen pengesa për qytetarët gjatë ditës.

Komuna e Rahovecit falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së realizimit të këtyre punimeve.

 

👉 Për më shumë lajme dhe informacione nga Rahoveci, na ndiqni në: www.rahovecexpress.com

 

 

TAGS
Share This