
Ramadan Krasniqi publikon kontratën: Projekti Rahovec–Drenoc–Senoc financohet 100% nga Qeveria
Kandidati për Asamble nga Vetëvendosja, Ramadan Krasniqi, ka reaguar fuqishëm ndaj dezinformatave që po qarkullojnë për financimin e projektit të riasfaltimit të rrugës Rahovec–Drenoc–Senoc, Pastasel–Polluzhë.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi ka bërë të qartë, me kontratën zyrtare të projektit, se të gjitha fondet janë siguruar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ai thekson se Komuna e Rahovecit nuk ka dhënë asnjë cent.

“Ta kuptojnë të gjithë shkurt e qartë: ky projekt realizohet plotësisht me financim qeveritar. Çdo pretendim tjetër është i pavërtetë dhe i motivuar nga interesa politike të AAK-së për shpifje gjatë fushatës,” shkruan Krasniqi.
Ai nënvizon se qytetarët e Rahovecit nuk duhet të mashtrohen nga pretendime të gabuara dhe se ky projekt është shembull i qartë i punës dhe përkushtimit të Qeverisë për infrastrukturë cilësore.
