
Rruga nga rrethi deri tek stacioni i Autobusëse asfaltohet brenda javës.
Sipas drejtorisë për shërbime publike rruga nga rrethi deri tek stacioni i Autobusëse asfaltohet brenda javës.
NJOFTIMI NGA DREJTORIA:
📢 Njoftim!
Nesër, më 24 qershor 2025, fillon asfaltimi i rrugës “Xhelal Hajda – Toni” në qytet, në një gjatësi prej 1.4 km.
Për shkak të punimeve, lusim pjesëmarrësit në trafik që të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugët alternative, si:
➡️ Rruga “Avdullah Bugari”;
➡️ Rruga “Asllan Kleçka”;
➡️ Rruga “Vëllezërit Haradinaj”;
➡️ Rruga e “UÇK-së”.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!