
Shahistët e rinj nga Rahoveci, Kualifikohen në Kampionatin Botëror dhe Evropian!
Sukses i madh për shahistët e rinj nga Rahoveci – Kualifikohen në Kampionatin Botëror dhe Evropianë!
Rahoveci vazhdon të shkëlqejë edhe në sportin e mendjes! Në Kampionatin Individual të Kosovës në shah për gjeneratat e reja, të rinjtë dhe të rejat nga Klubi i Shahut “Rahoveci” kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke siguruar pjesëmarrjen në Kampionatet Botërore dhe Evropiane.
Këto janë rezultatet e shkëlqyera të garuesve tanë:
♟️ Alaudin Shtavica (U18) – Vendi i parë
♟️ Rejana Limanmera (U16) – Vendi i dytë
♟️ Uvejs Sharku (U14) – Vendi i dytë
♟️ Era Limanmera (U12) – Vendi i parë
♟️ Anuar Sahiti (U10) – Vendi i tretë
Të rinjtë tanë janë krenaria e qytetit dhe e Kosovës, duke dëshmuar përkushtim, talent dhe punë të palodhshme në shah.
Me këto rezultate, shahistët tanë do të përfaqësojnë Kosovën dhe Rahovecin në skenën ndërkombëtare – në Kampionatet Botërore dhe Evropiane në shah.
KSH Rahoveci falënderon të gjithë trajnerët, prindërit dhe përkrahësit që kanë qenë mbështetje e fortë në këtë rrugëtim suksesi.
Urime të gjithëve dhe shumë suksese në garat ndërkombëtare!