Shoqata “Kokrrat” çiklon për nder të Epopesë së Rahovecit: Me biçikletë për liri dhe kujtim!

Shoqata “Kokrrat” çiklon për nder të Epopesë së Rahovecit: Me biçikletë për liri dhe kujtim!

Shoqata “Kokrrat” çiklon për nder të Epopesë së Rahovecit: Me biçikletë për kujtim dhe nderim të dëshmorëve

Në shenjë kujtimi dhe respekti për një nga betejat më të lavdishme të luftës për liri, Shoqata e Çiklistëve “Kokrrat” organizon një aktivitet simbolik çiklizmi për nder të Epopesë së Rahovecit.

Aktiviteti mbahet të enjten, më 17 korrik 2025, duke filluar nga ora 17:30, me nisje nga Parku i Qytetit në Rahovec.

Me moton “Me biçikletë, për liri, për kujtim, për Rahovecin!”, çiklistët do të përshkojnë rrugët e qytetit për të nderuar dëshmorët dhe sakrificën e popullit tonë për liri.

Shoqata “Kokrrat” fton të gjithë qytetarët e pasionuar pas biçikletës, miqtë dhe dashamirët e sportit e të historisë sonë, të marrin pjesë dhe të dëshmojnë se kujtimi për Epopetë tona nuk vdes kurrë.

Merrni biçikletat dhe ejani — Rahoveci nuk harron!

TAGS
Share This