Smaj Latifi braktis hendbollin dhe shpërndan subvencione për fushatë – Edon Cana paralajmëron qytetarët!

Smaj Latifi braktis hendbollin dhe shpërndan subvencione për fushatë – Edon Cana paralajmëron qytetarët!

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Rahovecit, Edon Cana, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së pushtetit aktual lidhur me sportin dhe bujqësinë në komunë.

 

Ai ka kritikuar kryetarin Smajli, i cili në vend se të kujdeset për klubin e hendbollit, krenarinë e qytetit që është buzë kolapsit, po merret me kopjimin e lodhtë të ideve për agroturizmin dhe me shpërndarjen e subvencioneve para fushatës, për t’i shërbyer kandidatit të tij për asamble.

 

“Është e turpshme që klubi i vetëm që i solli Rahovecit titull në sportet madhore kolektive në Kosovë, sot ka në dyshim vazhdimësinë e tij në sezonin e ri, madje edhe ekzistencën si klub”, ka deklaruar Cana, duke shtuar se një pushtet që nuk kujdeset për sportin dhe të rinjtë, është pushtet që nuk ka vizion për zhvillim.

 

Cana theksoi se Rahoveci meriton politika të sinqerta për të rinjtë, sportin dhe bujqësinë, jo keqpërdorime të subvencioneve dhe marketing elektoral.

Reagimi i tij i plotë në linkun më poshtë👇

https://www.facebook.com/share/p/179op1j8pv/

TAGS
Share This