
Temperaturat po rriten, rreziku nga zjarret gjithashtu!
Në të gjithë territorin e komunës po shfaqen vatra zjarri që po dëmtojnë pronën publike dhe private. Në disa raste, kemi pasur 2-3 zjarre të njëkohshme, gjë që vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen në kohë të njësisë zjarrfikëse.
Me kapacitetet e kufizuara që kemi, është e pamundur të përballojmë raste të shumta njëherësh – andaj mosndezia e zjarreve dhe lajmërimi i ndezësve në institucione është përgjegjësi qytetare!
Njoftoni menjëherë për çdo rast në numrin emergjent: 112 dhe 193!
Le ta mbrojmë së bashku jetën, mjedisin dhe pronën tonë!