Tre persona të armatosur futen në kompani në Rahovec, rojen e lidhin për një pemë!

Tre persona të armatosur futen në kompani në Rahovec, rojen e lidhin për një pemë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kompani private në Rahovec, ku tre persona të armatosur kanë hyrë me forcë në objekt.

Sipas policisë, të dyshuarit fillimisht e kanë lidhur rojen e sigurisë për një pemë në oborr, përpara se të depërtonin në ndërtesë përmes një dritareje.

Ende nuk dihet çfarë kanë marrë nga kompania, ndërsa fatmirësisht roja nuk ka pësuar lëndime.

Policia po heton rastin dhe ka nisur kërkimet për identifikimin e autorëve.

TAGS
Share This