
Vjedhje e rëndë në fabrikën “Euro Bag”, dëmi shkon në 50 mijë euro
jedhje e rëndë në një fabrikë plastike në Rahovec, dëmi rreth 50 mijë euro
Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Rahovecit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një fabrikë plastike dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, rreth orës 12:00 është raportuar se në fabrikën “Euro Bag”, e cila ndodhet në rrugën “Fahri Fazliu”, persona të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë demoluar hapësirat e brendshme, duke shkaktuar një dëm të vlerësuar rreth 50 mijë euro. Viktima e këtij rasti është T. M., rreth 33-vjeçar, i cili ka njoftuar Policinë përmes telefonit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë filluar menjëherë hetimet për të identifikuar autorët e kësaj vepre penale.
Prokurori kujdestar ka autorizuar inicimin e procedurës penale për veprën “Vjedhje e rëndë”. Hetimet janë në vazhdim.